Google ADS

Reçica: Gratë meritojnë të jenë pjesë e hallkave më të rëndësishme të shtetit

10:37 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka uruar të gjitha gratë për 8 marsin.

Ai ka shkruar se gruaja është simbol i sakrificës dhe përkushtimit.

Sipas tij, gratë janë vendimmarrëse të dëshmuara dhe meritojnë të jenë pjesë e hallkave më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë.

Ky është statusi i tij i plotë në facebook:

“Urime 8 Marsi, Dita e Gruas!

Gruaja është simbol i sakrificës dhe përkushtimit, i punës së palodhshme dhe angazhimit, është shtylla qendrore e familjes dhe me këtë edhe e vetë avancimit njerëzor.

Sot, në këtë ditë të shënuar, një urim të veçantë për sakrificën e grave për kombin, familjen, arsimin e shoqërinë. Përkulje e përjetshme për gratë e nënat që i edukuan dhe i falën atdheut pjesën më të shenjtë të tyre, fëmijët.

Politikat për përmirësimin e pozitës sociale dhe ekonomike të gruas dhe rishikimi i politikave aktuale rreth punësimit të tyre, janë objektivi im dhe i Dikasterit që unë drejtoj.

Gratë janë vendimmarrëse të dëshmuara dhe meritojnë të jenë pjesë e hallkave më të rëndësishme të shtetit dhe shoqërisë!”, ka shkruar Reçica./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme