Google ADS

Real Madrid futet në ‘pazar’ për lojtarin e Liverpoolit, i “prish” punë Juventusit

09:57 | 8 Mars 2018
Arbresh.info

Futbollisti i cili po shkëlqen me Liverpoolin, Emre Can, është afër që ta arrijë një akord për tu transferuar në skuadrën e Juventusit, shkruan Gazzeta Dello Sport, përjellë arbresh.info.

Juventusit tash e shumë kohë po interesohet për lojtarin në fjalë derisa transferi pritet që të realizohet në afatin kalimtar të verës.

Sipas gazetës italiane, ‘Zonjës së Vjetër’ mund ti prish punë klubi i Real Madridit që po interesohet gjithashtu në kohët e fundit për shërbimet e tij.

Emre Can po kalon një edicion fantastik me skuadrën nga ‘Anfild Road’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme