Google ADS

Ende s’ka përfundim për EULEX-in

10:05 | 8 Mars 2018
M. A.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në vizitën që ia bëri Institutit të Mjekësisë Ligjore, përveç angazhimit për rritjen e kapaciteteve për këtë institut, foli edhe për mandatin e EULEX-it pas qershorit.

Ministri Tahiri tha se ende nuk kanë ndonjë marrëveshje se çfarë do të bëhet pas skadimit të mandatit të EULEX-it në qershor të këtij viti.

“Pa dyshim jemi në fazën e konsultimeve dhe ende nuk kemi ardh në përfundim për rolin pas qershorit për EULEX. Dua t’i falënderoj për angazhimin dhe vullnetin për të ngritur kapacitetin e këtij institute. Angazhimi i EULEX ka qenë I madh. Ne momentin kur do të kemi një marrëveshje, ne do ta publikojmë” ka thënë Tahiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme