Një valë e aktivitetit elektrik në trurin ton i quajtur ‘përhapja e depresionit’ duket se shënon momentin përfundimtar para vdekjes, sipas hulumtuesve.
Ekspertët që studiojnë aktivitetin e trurin në pacientët para vdekjes vëzhguan një varg aktivitetesh që duket se i paraprin ‘shukjes’ së organit më vital të njeriut, transmeton portali arbresh.info
Të gjeturat sugjerojnë që vetëdija do të jetë e pranishme edhe disa minuta pasi që pjesa tjetër i trupit ndalon së treguari shenja jeta, duke rritur mundësinë deri në pesë minuta të procesit të mbylljes së trurit të mund të ndryshojë.
Një ekip neurologësh, përfshirë nga Charité–Universitätsmedizin Berlin vazhdimisht monitoruan sinjalet elektrike të trurëve të nëntë personave në kohën kur po vdisnin.
Secili nga pacientët kishin dëmtime fatale të trurit dhe kishin urdhra për mos kthim në jetë.
Ekspertët shpresonin që duke vendosur elektroda në trurin e subjekteve të testit, ata do të mund të zbulojnë mekanizmat dhe kohën e ngjarjeve gjatë procesit të vdekjes.
Ata gjetën që edhe pesë minuta pasi që zemra ndalon së punuari, qelizat e tyre të trurit apo neuronet mund të funksionojnë ende.
Gjetjet e plota u botuan në revistën Annals of Neurology./Arbresh.info/
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...