Tensione në Egje, Turqia planifikon të mbajë stërvitje ushtarake

00:39 | 8 Mars 2018
Trina Galanxhi

Turqia do të mbajë stërvitje ushtarake masive në Detin Egje dhe do të bllojokë zonën nga trafiku detar gjatë muajit mars dhe prill, ka njoftuar media greke Reporter.

Ankaraja ka lëshuar një paralajmërim rreth ushtrimeve të saj përmes navigacionit Telex, një mjet standard për transmetimin e informacionit për anijet detare, transmeton portali arbresh.info

Sipas Telex, Turqia do të bllokojë zonën mes ishujve Skyros, Psara dhe Evia për një stërvitje ushtarake që përfshin municion të gjallë më 7, 8, 25-27, 28, 29 mars  dhe 2 , 3, 4, 5 , 6-10, 24- 26 dhe 30 prill.

Athina i është përgjigjur Turqisë duke thënë se “Ankaraja nuk mund të lidhë rajonet në Egje për një periudhë kaq të gjatë” dhe se “njoftimi ka më shumë qëllime politike se ushtarake”.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka ndezur shqetësime serioze në Greqi, kur gjatë dhjetorit të kaluar në vizitën e kryer në Athinë tha se “kushtet e Traktatit të Lozanës, të cilat vendosën kufijtë e Turqisë në vitin 1923 duhet  rishikuar”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme