Gazetari investigativ, Artan Hoxha deklaroi se për ngarkesën e kokainës që u kap në Maminas 10 ditë më parë, dyshohet se janë përfshirë më shumë se 20 grupe kriminale.
Sipas Hoxhës, Shqipëria është kthyer në një bazë distribuimi të sasive të mëdha të kokainës. Kjo vërtetohet lehtë nga fakti se po kapen sasi të cilat nuk konsumohen dot nga përdoruesit shqiptarë.
Artan hoxha u shpreh në “News 24” se distributori i 613 kilogramëve kokainë ndodhet shumë pranë Tiranës, për të mos thënë në rrethinat e saj.
“A është bërë Shqipëria bazë distribuimi i sasive kaq të mëdha? Fakti që në Tiranë po gjendjen sasi të mëdha kokaine nga më shumë seç ka fuqi tregu ta blejë. Se dozën 100 euro e kanë vështirë ta blejnë këtu, se s’është kanabis. Nuk është vështirë të gjesh më kokainë këtu. Për kokainën në Durrës, dyshohet se përfshihen mbi 20 grupe. Këto detaje zbulojnë se distributori qenka shumë afër kryeqytetit, për të mos thënë në rrethina,” – u shpreh Artan Hoxha./lapsi/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...