Vetëvendosje mbetet vetëm me një komunë

22:51 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Lëvizja Vetëvendosje, ndonëse në zgjedhjet e fundit lokale mori tri komuna të Kosovës, ajo tani ka mbetur vetëm me një.

Kryetari i rizgjedhur i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë dorëheqje sonte nga partia e Albin Kurtit derisa Qëndron Kastrati i Kamenicës një hap të tillë e kishte marrë javë më parë.

Që të dy nuk janë pajtuar me mënyrën e funksionimit të partisë, andaj kanë zgjedhur rrugën e ndarjes.

Aktualisht është vetëm Mytaher Haskuka i Prizrenit që rreshtohet krah Kurtit.

Rikujtojmë se së fundi shumë anëtar e deputetë të VV-së kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në Lëvizje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme