Prej kur nisi përqarja në Vetëvendosje, krahu përkrahës i Albin Kurtit në shumë raste i është drejtuar publikisht grupit të Molliqajt të cilin pritet ta drejtojë Shpend Ahmeti, se kanë lidhje me biznese të mëdha që kanë interesa në kryeqytet.
Është zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi i cili njëherë është edhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, që në një postim postim të fundit të bërë pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, ka shkruar se ‘Mafia po rimerr Prishtinën’.
‘Pas 4 vitesh ballafaqim Mafia rimerr Prishtinën’, ka thënë Krasniqi në facebook.
Ndryshe, mandatin e parë si kryetari i Pirshtinës, Shpend Ahmeti e kishte emëruar drejtor të Kompanisë Rajonale të Pastrimit, Alban Krasniqit, por ai kurrë nuk e mori atë detyrë për shkak të problemeve me bordin e aksionarëve.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D