Udhëheqësi i fundit ushtarak i Argjentinës, gjeneral ka vdekur në moshën 90 vjeçare.
Ai vdiq në një spital ushtarak, ku edhe po vuante dënimin e përjetshëm për krime kundër njerëzimit, transmeton portali arbresh.info
Bignon, po vuante dënimin edhe për mbikqyrjen e vjedhjes sistematike të foshnjave nga të burgosurit politikë.
Rreth 30,000 njerëz u vranë ose u zhdukën nën sundimin ushtarak të Argjentinës nga 1976 deri në 1983.
Krimet e Bignonit ishin pjesë e Luftës së Pushtetit, një plan brutal për të heshtur opozitën e krahut të majtë në vend gjatë viteve ’70 dhe ’80, që përfshinte rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e kundërshtarëve, dhe dhënien e fëmijëve të tyre mbështetësve të sundimit ushtarak.
Ndër krimet që ai u dënua ishte edhe rrëmbimi dhe torturimi i më shumë se 30 punonjësve të fabrikës, shumica e tyre aktivistë të sindikatave.
Ai u shpall fajtor për vjedhjen e 34 foshnjave të aktiviste të majtë dhe për rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e 56 persona të mbajtur në bazën ushtarake Campo de Mayo jashtë Buenos Aires.
Deri në fund të jetës së tij, ai i ka mbrojtur veprimet e tij, duke i përshkruar ato si “betejë kundër terrorizmit”.
Gjeneral Bignon shërbeu si president de facto i Argjentinës në vitet 1982-83, në fund të sundimit ushtarak dhe mbikqyri kthimin në demokraci./arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...