Sulmuesi i Nices, Mario Balotelli është informuar se do të jetë pjesë e skuadrës së Italisë për ndeshjet miqësore kundër Anglisë dhe Argjentinës.
Bazuar në raportet e fundit, sulmuesi ka pranuar një njoftim paraprak se do të përzgjidhet për skuadrën e Italisë për ndeshjet e ardhshme miqësore, transmeton portali arbresh.info.
Italia aktualisht është pa trajner për shkak se Giampiero Ventura është shkarkuar pas dështimit të tyre për kualifikim në Kampionatin Botëror 2018.
Gigi Di Biagio i “Azzurrëve” U21 ka marrë detyrën përkohësisht për ndeshjet e ardhshme miqësore.
Balotelli nuk ka luajtur për vendin e tij që nga Kampionati Botëror i vitit 2014 pavarësisht se ka gjetur formën e shkëlqyer në Nice duke realizuar 20 gola brenda 30 ndeshjeve kompetitive këtë sezon./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...