Sekretari i Presidencës serbe: Lista Serbe do ta votojë demarkacionin

20:23 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të mërkurën e dërgoi në Kosovë, njeriun më të besuar të tij, Nikolla Selakoviq.
Sekretari i Presidencës serbe, ishte në fshatin Lapnasellë, për të diskutuar me liderët lokal, për dialogun të brendshëm në Beograd, karshi Prishtinës.

Ish deputeti i Kosovës, Nenad Rashiq, i tha Selakoviqit, se Lista Serbe do e votojë vijën kufitare Kosovë- Mali i Zi. E sipas tij me këtë votim konfirmohen kufijtë shtetëror të Kosovës.

Selakoviq, pati një përgjigje që rrallë herë dëgjohet nga politikanët në pushtet nga Beogradi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme