Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin do të mungoj në ndeshjen e skuadrës së tij në Evropa Ligë kundër AC Milanit të enjten për shkak të një problemi me këmbë.
Si rezultat i kësaj, ai nuk ka udhëtuar me të gjithë skuadrën për ndeshjen kundër Milanit dhe duket se do të shpenzoj një kohë të gjatë jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari ishte pjesë e lojtarëve në dispozicion nga bankina në disfatën e javës së kaluar ndaj Brightonit si një masë paraprake e lëndimit të tij.
Klubi e bëri këtë me shpresën që lojtari të jetë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme në Evropa Ligë, por ai ka dështuar për të qenë i gatshëm në kohë për këtë ndeshje.
Kjo çështje ka qenë një problem për Bellerinin që disa javë dhe lojtarit i është kërkuar të luaj pavarësisht lëndimit, por stafi mjekësor beson se tani është një vendim i pashmangshëm për të që të mos jetë pjesë kundër gjigantit italian./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?