Google ADS

Shkodra: Agjencia e Kosovës për Forenzikë bënë punë profesionale në luftimin kundër krimit të organizuar

16:48 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendës ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Selami Shkodra së bashku me bashkpuntorë dhe me përfaqësuesen e ICITAP, Drita Periziç në kuadar të Ambasadës Amerikane, kanë vizituar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë ku janë takuar me kryeshefin Blerim Olluin.

Zv. Shkodra në një postim në rrjetin social facebook ka thënë se janë njoftuar për së afërmi me punën e kësaj agjencie ku sipas tij kjo agjenci në vit trajton mbi 5 mijë raste dhe mbi 40 mijë prova si krime të rënda, nrakotikët, krimet kibernetike, grafologjia.

Statusi i plotë:
Sot, me bashkëpuntorë, si dhe me përfaqesuesen e ICITAP znj/Drita Periziç në kuader të ambasades Amerikane, vizituam Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, takuam kryeshefin z.Blerim Olluri dhe stafin punues të kësaj agjencie të rëndësisë së veçant, u njoftuam për së afermi më kushtet dhe punen e kësaj agjencie, ndër të tjera kuptuam që kjo agjenci trajton në vit kalendarik mbi pesmijë(5000) raste dhe mbi katerdhjetmijë prova (40000), nga rastet siç janë krimet e rënda, narkotikët, krimet kibernetike, grafologjia, etj. Të gjitha këto me standard ndërkombetare.
Në këtë takim vlersova lartë punen profesionale që bënë ky agjencion dhe i inukrajova për punë të mëtutjeshme më qëllim të rritjes së efikasitet që lufta kundër krimit të organizuar, nga institucionet e zbatimit të ligjit të jep rezultate e pritura, ku kjo agjenci ka një rol kyç në këtë proces.

Të ngjashme