Maqedonia dhe Serbia arrijnë marrëveshje për importin e miellit serb

15:48 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Është arritur marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë në lidhje me krizën e importit të miellit serb në Maqedoni.

Kjo marrëveshje është nënshkruar ndërmjet ministrave Ljupço Nikollovski dhe Rasim Ljajiç, në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, banderolat për miellin 1,2 dhe 5 kilogramësh do të ngjiten në Serbi, kurse për paketimin prej 25 dhe 50 kilogramësh do të ngjiten në Maqedoni.

Të dy shtetet do të formojnë komitet për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe për tejkalimin e të gjitha çështjeve të hapura.

Përndryshe shkëmbimi tregtar ndërmjet të dy shteteve arrin në 760 milionë euro, ndërsa rregullorja për importin e miellit nga Serbia do të hiqet që ditën e sotme./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme