Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar rë gjithë mësimdhënësit për Ditën e Mësuesit, shkruan arbresh.info.
Ministri Bytyqi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se “7 Marsi është një datë e rëndësishme e historisë sonë, sepse na e kujton një angazhim të vazhdueshëm të mësimdhënësve nëpër kohë që të rinjtë tanë të edukohen edhe në kohët më të vështira”.
Sipas tij, mësimdhënësit, siç ditën në çdo kohë të kontribuojnë për dije, ditën të kontribuojnë edhe për organizimin e luftën çlirimtare dhe për lirinë e vendit tonë.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Urime 7 Marsin – Ditën e Mësuesit të gjithë mësimdhënësve të Republikës së Kosovës.
7 Marsi është një datë e rëndësishme e historisë sonë, sepse na e kujton një angazhim të vazhdueshëm të mësimdhënësve nëpër kohë që të rinjtë tanë të edukohen edhe në kohët më të vështira.
Kjo festë e rëndësishme, jo rastësisht qëlloi të jetë gjatë ditëve kur shënohet Epopeja e UÇK-së. Mësimdhënësit, siç ditën në çdo kohë të kontribuojnë për dije, ditën të kontribuojnë edhe për organizimin e luftën çlirimtare dhe për lirinë e vendit tonë. Andaj, ne duhet t’i kujtojmë gjithmonë këta mësimdhënës, këto data dhe këtë histori.
Ne duhet të vazhdojmë t’i çmojmë mësimdhënësit tanë, sepse po vazhdojnë që me angazhimin e tyre dhe me dëshirën e madhe për punë t’i edukojnë fëmijët dhe të rinjtë tanë, t’i përgatitin ata tashmë për një mision të ri, pra për zhvillimin e vendit”, ka shkruar ministri Bytyqi.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...