Studentët e fakulteteve të ndryshme të Kosovës sot kanë protestuar para Kuvendit për miratimin sa ma më të shpejtë të Demarkacionit me Malin e Zi, raporton arbresh.info.
Këta studentë thanë së është vetëm një kërkesë vetëm miratimi i Demarkacionit.
Ata në duar mbanin edhe bankarata ku shkruanin ‘Nuk kam pasaportë shqiptare’, ‘Kosova pika e zezë në Evropë”, ‘Stop izolimit’, ‘Pro miqve tanë Amerikan’, Pro miqve tanë Evropjanë’, ‘Pro qeverisë së Kosovës’, ‘ Pro votimit të marrëveshjes për demarkacion’, raporton arbresh.info.
Studenti Arbër Rama gjatë kësaj proteste ka thënë se arsyeja e pse janë mbledhur këtë është ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.
“Arsyeja se pse jemi mbledh këtu dhe e kemi bërë këtë organizim qysh pas dështimit të seancës së kaluar që u mblodhën për me ratifiku Demarkacionin me Malin e Zi është me e kundërshtu izolimin që po i bëhet Kosovës”, tha Rama.
Ai po ashtu tha se pas zgjedhjeve të vitit 2010-të vrazhdohemi të gënjehemi për lëvizje të lirë.
“Tash e sa vite prej shpalljes së pavarësisë e tutje prej zgjedhjeve të vitit 2010-të vazhdojmë të gënjehemi që kemi me lëviz të lirë nëpër Evropë , kemi me pasur mundësi studimi dhe gjërat e tjera”, tha ai.
Sipas tij, janë ndërruar dy ligjistratura deri më tani të cilat janë ndërruar shkaku i kësaj kauzës për Demarkacionit me Malin e Zi është absurde është banale për një rini që e ka Kosova, sot me qenë të izoluar me pritë për terminë nëpër ambasada të stërzgjatura të cilat janë humbje të bursave që i kemi fituar kolegjet e ndryshme nëpër Evropë këto janë thjeshtë diskriminim i shoqërisë kosovare për interesa të ngushta, interesa banale dhe politike.
Ai po ashtu tha se ne sot ju kemi kërkuar deputetëve shqiptarë me votu Demarkacionin dhe mos të ja lejnë në dorë Listës Serbe.
“ Sot një arsyeje tjetër është me ju kërkuar deputetëve shqiptarë me e votu Demarkacionin me Malin e Zi, mos e leni në dorën e një Liste që është e derigjume prej Beogradit fatin e Demarkacionit, atyre ju konvenon shtyrja e secilës seancë por neve nuk na konvenon ku secila shtyrje e seancës është humbje në Bashkimin Evropian është humbje kohe dhe stërzgjatje deri sa ta marrim liberalizimin e vizave”, tha Rama.
Ndërsa studenti tjetër, Valentin Behiqi ka thënë se protesta nuk ka të bëjmë me ndonjë parëti politike apo me ndonjë subjekt politik.
Behiqi tregoi se nuk kanë mu ndal dhe do të bëjnë edhe protesta tjera.
Ai po ashtu tha se mesazhi ynë dërguar tek qeveritarët dhe deputet do të marrin një vendim.
“Besoj që mesazhi ynë është dërguar tek qeveritarët tonë te deputetët e Republikës së Kosovës, edhe përfaqësuesit tonë duhen me marr një vendim dhe duhet të mirët vendimimi në interes të qytetarëve të vetë”, tha Behiqi.
Dhe në fund të protetës studenti Behiqi tha se interesi i jonë është lëvizja e lirë dhe stop izolimit të vendit, votoheni Demrkacionin./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...