Një helikopter Mi-8, që i takon njësisë mbrojtëse të Rusisë është rrëzuar në rajonin e Çeçenisë, duke lënë të vdekur pesë persona.
“Sipas të dhënave paraprake, një helikopter i forcave speciale është rrëzuar, duke vrarë të paktën pesë persona nga nëntë sa ishin në bord”, raporton Sputnik, transmeton portali arbresh.info.
Sipas burimit, grupi i reagimit ndaj emergjencave ende nuk ka arritur në vendin e rrëzimit.
Në të njëjtën kohë, sipas një burimi mjekësor në Ministrinë e Emergjencave ruse, dy brigada mjekësore kanë shkuar në vendin e rrëzimit.
Edhe pse autoritetet nuk kanë komentuar ende incidentin, burimi tha se kushtet e këqija të motit mund të kishin shkaktuar incidentin./Arbresh.info/
Vdes pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari
Arteta tregon gjendjen e Kai Havertzit pas goditjes që mori ...
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...