Ministri Shyqiri Bytyqi ka folur para deputetëve duke thënë se arsimi sot ka ditën më të shënuar të tij Ditën e Mësuesit.
“Mësues kudo që jeni urime ditën e 7 marsit”, ka thënë ai.
Por ai është ndalur pikërisht tek çështja për të cilën edhe është ftuar në seancë duke thënë se shpreson se në të ardhmen Kuvendi të ketë seanca më të shpeshta për arsimin, raporton arbresh.info
Ai ka thënë se pas marrjes së detyrës në këtë dikaster i është dashur kohë për të sanuar gjendjen në këtë sektor.
“Ne gjetëm një ministri me shumë probleme funksionale. Një sistem të arsimit para universitar që lë shumë për të dëshiruar, një sistem universitar të politizuar me numër të shumtë të kolegjeve private. Ne gjetëm agjenci të pavarura shumica prej tyre me ushtrues detyre të cilat ishin kthyer në agjencione të varura”, ka thënë Bytyqi.
Ai ka thënë se i bëjnë thirrje të gjithëve që të mos bëhen pengesë e rrugëtimit të tyre siç ka thënë për nevojat për të vepruar.
Ministri Bytyqi ka deklaruar se për ta ishte brengë kryesore funksionalizimi i Agjencisë së Akreditimit.
“Jemi të hapur për këtë çështje për ta funksionalizuar sa më parë Agjencinë e Akreditimit sepse çdo vonesë nuk është e mire. AKA ka nevojë të jetë i pavarur dhe të funksionojë i pavarur”, ka deklaruar ai.
Sot po mbahet seancë e jashtëzakonshme me të vetmin rend dite: Përjashtimi nga Regjistri Evropian për Cilësi në Arsim të Lartë (EQAR)./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1714118405319911/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...