Hoti: Në vend se të marrim njohje të reja, ne u përjashtuam nga EQAR (LIVE)

11:45 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i grupit parlamentar të LDK, Avdullah Hoti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se pas pavarësisë janë pritur njohje të reja e jo përjashtim nga agjencia e akreditimit, shkruan arbresh.info

“Menjëherë pas festës së pavarësisë në vend se të kemi njohje nga shtetet e tjera, ne u përjashtuam nga agjencia e akreditimit të arsimit. Kjo është e dëmshme, sepse shkarkimi u bë shkak që agjencia të përjashtohet”, është shprehur Hoti.

Sipas tij janë bërë dëme të mëdha në cilësinë e arsimit në Kosovë, është devalvuar procesi i akreditimit.

Me këtë përjashtim dëmtohet njohja e diplomave në shtetet e Bashkimit Evropian.

“Sot është koha ta vëmë interesin e fëmijëve tonë para interesave partiake”, ka thënë ai.

Sot po mbahet seancë e jashtëzakonshme me të vetmin rend dite: Përjashtimi nga Regjistri Evropian për Cilësi në Arsim të Lartë (EQAR)./Arbresh.info/

Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është debati parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR) për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit

Posted by Arbresh.info on Mittwoch, 7. März 2018

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme