Barcelona është duke menduar transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Ferland Mendy.
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, tashmë ka humbur durimin me francezin, Lucas Dignie, i cili nuk po arrin asesi të gjej formën e tij më të mirë në Nou Camp.
Sipas “France Football” Barcelona do dërgojë një ofertë në drejtim të Lyonit, për mbrojtësin e krahut të majtë, Ferland Mendy, transmeton arbresh.info.
Mendy është vëzhguar në disa raste nga skautët e Barcelonës këtë sezon dhe ka kontratë me Lyonin deri më 2022.
Edhe pse Jordi Alba është padiskutueshëm zgjedhja e parë në krahun e majtë të mbrojtjes së Barçës, klubi dëshiron të sjellë më shumë konkurrencë, me Mendy si opsion. /arbresh.info/
Zbardhet lista e Dardanëve të rinj për turneun kualifikues p...
142 aksidente trafiku në rajonin e Ferizajt gjatë muajit tet...
Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja marrin në menaxhim pronat e...
Arrestimet e fundit nga policia, Sveçla: Bilanc i një pune t...
MPJ e Serbisë: Projektligjet për serbët në Kosovë s’i shkeli...
Stresi ndalohet për 48 orë