“Ky eliminim është zhgënjim i madh”

10:01 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, ka shprehur zhgënjimin e madh pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Al-Khelaifi ka thënë se gjithë klubi, lojtarët dhe tifozët janë të zemëruar për këtë rezultat.

Pas humbjes 3-1 në ndeshjen e parë në Madrid, PSG e humbi edhe atë të kthimin në shtëpi 2-1, duke u eliminuar nga gara më prestigjioze evropiane për klube, përkundër se ka investuar miliona euro në skuadër.

“Është zhgënjim i madh për Parisin, klubin, lojtarët dhe tifozët”, ka thënë Al-Khelaifi.

Ai ka bërë thirrje për qetësi, duke theksuar se triumfi në Ligë të Kampionëve është proces i ngadaltë dhe se nuk ndodh brenda natës.

“Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si ta përmirësojmë skuadrën. Ta fitosh Ligën e Kampionëve është proces i ngadaltë, nuk fitohet brenda natës. Jemi në rrugën e duhur”, shtoi ai. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme