Derisa ende nuk dihet numri i plotë i kërkesave nga qytetarët e Kosovës për viza Shchengen, vetëm në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë gjatë vitit 2017 janë dorëzuar 50 mijë kërkesa për viza.
Kërkesat kanë qenë për viza turistike, afariste, për punësim, për studime e për bashkim familjar. Këtë e ka konfirmuar Ambasada Gjermane në një përgjigje për gazetën “Zëri”.
“Ambasada Gjermane në vitin 2017 i ka përpunuar gjithsej 50.000 kërkesa për viza. Këtu përfshihen kërkesat për qëndrime afatshkurtra (turizëm, udhëtime afariste, etj.), ashtu sikurse edhe kërkesat për qëndrime afatgjata (punësim, studime, bashkim familjar, etj.)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.
Sipas një kalkulimi të thjeshtë del se rreth 190 kërkesa për viza në ditë janë bërë në Ambasadën e Gjermanisë, që në fakt është Ambasada me numrin më të madh të kërkesave për viza nga qytetarët në Kosovë./Zëri/
Vdes personi që u plagos sot në Mitrovicë
Prokuroria : Dejona Mihali po intervistohet në cilësinë e dë...
Avokatja e Shalës: Edhe pas dy muajsh aktgjykimi mbetet konf...
Ramadani në mesin e lojtarëve që ka vrapuar më së shumti në ...
Rusia paralajmëron “pasoja katastrofike” nëse Perëndimi dhe ...
“Me asnjë vend tjetër”, Rama: Marrëveshja për emigrantët ësh...