Bebe Rexha krenare me Rita Orën dhe Dua Lipën

09:26 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtaret shqiptare tashmë kanë pushtuar tregun e muzikës botërore.

Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha po na bëjnë të ndihemi krenare në çdo paraqitje, shkruan arbresh.info.

Ato tashmë kryesojnë listat botërore me hitet e tyre që po dëgjohen në çdo cep të botës.

Ndërsa, edhe pse raportet në mes të vajzave tona ende nuk janë të qarta, Bebe Rexha e ka bërë hapin e parë duke treguar që është krenare që është shqiptare dhe i gëzohet suksesit të dy vajzave të tjera nga Kosova, Ritës dhe Duas.

“Numër 13 në ITunes të Britanisë së Madhe! Po ashtu edhe tri vajza shqiptare në top 20-sh. Kjo është e pabesueshme. E di që të gjithë prindërit tanë kanë punuar shumë për të siguruar jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në vitet e 80-ta dhe ka bërë shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe kam arritur kaq shumë, e po ashtu edhe më krenare për të gjitha vajzat shqiptare që po fitojnë me mua tani. Kjo shkon për babain tim”, ka shkruar Bebe në një postim në Instagram.

Renditja e tri këngëtareve kosovare në toplistat britanike padyshim është një lajm i mirë dhe lumturon të gjithë ne./Arbresh.info/

https://www.instagram.com/p/Bf_a4HDFt0l/?hl=en&taken-by=beberexha

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme