Ekspertët e integrimit evropian alarmojnë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij muaji, atëherë vendi duhet të presë deri në vitin 2020 për liberalizim të vizave me BE-në, pasi në vitin tjetër mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Pas zvarritjes së vazhdueshme që po i bëhet Marrëveshjes së Demarkacionit, ekspertët e integrimit evropian kanë paralajmëruar se Kosova mund ta humbasë afatin e fundit për këtë vit lidhur me liberalizimin e vizave.
Sipas tyre, po qe se ky kusht (ratifikimi i Demarkacionit) nuk përfundon këtë muaj Kosovës mund t’i kushtojë edhe me dy vjet e gjysmë mungesë të vizave, shkruan “Zëri”.
E megjithëse ata pohojnë se institucionet e Kosovës janë vonuar tejet shumë në këtë drejtim, kanë njoftuar se nëse Demarkacioni përmbyllet javën që vjen ekziston mundësia që deri në fund të vitit të arrihet liberalizimi.
Mirëpo, ky proces nuk përmbyllet menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit.
Përkundrazi, duhet plotësuar edhe kushti tjetër – luftimi i krimit e i korrupsionit i vendosur tashmë nga BE-ja. Me këtë rast, ekspertët kanë bërë të ditur se për të shkuar deri te heqja e vizave duhet kaluar nëpër disa procedura, të cilat kalojnë nëpër Komisionin Evropian, në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës