Google ADS

Moti sot në Maqedoni

08:08 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, i vranët, por edhe me periudha më të gjata dielli.

Do të fryjë erë e lehtë, që do të forcohet paksa në jugperëndim të vendit. Kah fundi i ditës në perëndim të vendit do të ketë të reshura lokale të shiut, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4°C e deri në 8°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 12°C e deri në 19°C. Në Shkup e rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, ndërsa temperatura do të arrij deri 16°C./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme