Meghan Markle, e fejuara e Prince Harry, e cila u rrit si Protestante, vijoi një shkollë katolike dhe u martua me një burrë hebre, do të pagëzohet në Kishën Angleze.
Kryepeshkopi i Canterbury do të kryesojë në ceremoninë në Pallatin Kensington, shkruajnë mediat angelze, transmeton portali arbresh.info
Personat që do të marrin pjesë në këtë ceremoni, që do të zhvillohet gjatë këtij muaji, janë prindërit e saj.
Babai i saj, Thomas, jeton në Meksikë dhe ende nuk e ka takuar dhëndrin e tij të ardhshëm.
Nëna e saj, Doria Ragland, do të vijë në Londër nga shtëpia e saj në Kaliforni.
Nusja e ardhshme nuk e ka të oliguar që të pagëzohet në Kishën Angleze për t’u martuar me princin, megjithatë, mediat theksojnë se për hir të Mbretëreshës Elizabeth, ajo ka marrë vendim që të bëjë përfundojë këtë ceremoni.
Çifti do të martohet më 19 maj në Chapel të Shën Gjergjit në Windsor Castle.
Prindërit e Meghan Markle janë protestantë dhe u divorcuan kur ajo ishte gjashtë vjeç. Ajo shkoi në shkollën e mesme të vajzave katolike të Papërlyer. Burri i saj i parë, Trevor Engelson, ishte hebre./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...