E ndërtuar dikur si Qendër Shëndetësore për fshatin Bodin në Elbasan, godina u shkatërrua pa u vënë asnjëherë në funksion, pasi as mjeku dhe as infermieri këtu nuk erdhën kurrë.
Banorët e këtij fshati nuk e mbajnë mend herën e fundit kur zona ka pasur mjek, ndërsa në raste emergjencash, kur edhe rrugët bllokohen nga dëbora, u duhet të transportojnë të afërmit me barrela, apo me kafshë, transmeton tch.
“Mund të kemi që në ’92 a ’91 që kemi parë një mjek këtu në fshatin tonë. Ne na është thënë që ka mjekë. Ne na duhet për fëmijët, që tani duhet të shkojnë patjetër në qendrën e Gracenit. Këtu ka vetëm infermierë, doktori nuk ka ardhur asnjëherë”, thonë banorët.
Banorët e Bodinit ndjehen mirënjohës ndaj veterinerit të fshatit, i cili në shumë raste u ka shpëtuar jetën, sidomos në rastet e pickimeve nga gjarpërinjtë.
“Na ka ndihmuar, na është gjendur në raste shumë të vështira, për të gjitha gjërat”, rrëfejnë banorët.
Megjithë infrastrukturën e vështirë, kjo zonë nuk është e pamundur. Mësuesit shkojnë çdo ditë dhe procesi mësimor zhvillohet normalisht, ndryshe nga stafi mjekësor që ka zgjedhur të mos shkojë, qoftë edhe një ditë në javë./tch/
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...