Qyteti italian, Firence është tronditur nga protestat e dhunshme të kryera nga emigrantët afrikanë.
Trazirat janë provokuar pas vrasjes së një shitësi të rrugës nga Senegali, transmeton portali arbresh.info
Rreth 300 persona, kryesisht nga Senegali, kanë organizuar një protestë në qendër të qytetit.
Protestuesit i bënë thirrje kryetarit të bashkisë Diego Nardella që të dilte tek ata dhe të bisedonte me ta.
Edhe pse Nardella pranoi ftesën e tyre, sjellja agresive e disa protestuesve nxiti trazita në qytetet mes tyre dhe ekstremistëve të ekstremit të djathtë.
Italia është përfshirë nga trazira anti-emigracion gjatë muajve të fundit.
Në shkurt, një simpatizant neo-nazite ka hapur zjarr mbi emigrantët afrikanë në qytetin e Maceratës, në Italinë qendrore, duke lënë të plagosur gjashtë persona./arbresh.info/
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka