Real Madridi është kualifikuar sërish në çerekfinale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 5 me 2 gjigantin francez Paris Saint Germain në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të 1/8-së, shkruan portali arbresh.info.
Skuadra e Zinedine Zidanes ka fituar me rezultat 1 me 2 takimin kthyes në Parc des Princes ndaj liderit në Liga 1 vetëm tri javë nga fitorja bindëse me rezultat 3 me 1 në Santiago Bernabeu.
Pjesa e parë e ndeshjes së sotme (e martë) përfundoi pa gola edhe pse të dy skuadrat kishin shanset e tyre. Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo arriti të realizonte golin e epërsisë për kampionin evropian në fillim të pjesës së dytë. Sulmuesi portugez shënoi me kokë për 1 me 0 në minutën e 51′ pas një super asistimi nga Lucas Vazquez.
Pas më shumë se një ore lojë, PSG mbeti me dhjetë lojtarë në fushë për shkak se gjyqtari ndëshkoi me karton të verdhë dhe më pas të kuq mesfushorin Marco Verratti. Por, Edinson Cavani arriti të realizoj golin e barazimit për 1 me 1 duke rikthyer shpresat e tifozëve vendas për ndonjë befasi të mundshme.
Sidoqoftë, në minutën e 80′, Casemiro ia dha fund sezonit të PSG-së në UEFA Ligë të Kampionëve duke shënuar për 1 me 2. Ky gol u festua në formë të veçantë nga Ronaldo dhe mesfushori brazilian
Real Madridi, i cili tani është kualifikuar për të tetën herë radhazi në Ligë të Kampionëve duke arritur rekord, synon triumfin për të tretën herë në këtë kompeticion që është shpresa e vetme e klubit./arbresh.info/
Shikoni golat e realizuar këtë ndeshje:
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë