Turqia do të ndërtojë një kamp refugjatësh në Idlib

21:53 | 6 Mars 2018
Trina Galanxhi

Turqia do të ndërtojë një kamp refugjatësh me kapacitet deri në 170 mijë vende të ndryshme dhe ajo do të ndodhet nën kontrollin e ushtrisë turke dhe rebelëve të mbështetur nga Turqia, tha Hami Aksoy, zëdhënësi i ministrisë së jashtme turke.

Aksoy u tha gazetarëve në Ankara se kampet janë në procesin e ndërtimit nga Agjencia e Kryqit të Kuq dhe Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencanve, transmeton portali arbresh.info

Zëdhënësi tha se kampet do të vendosen në Idlib, si dhe zonat e Azaz, Albil, Tugli, Tal Afar, Naddah, Bardakli dhe Mashad Rufi.

“Ne rregullisht jemi duke dërguar ndihma humanitare, duke përfshirë strehim, ushqim dhe furnizim sanitar dhe mjekësor”, tha Aksoy, duke shtuar se ngritja e kampeve të reja është në rast të ndonjë eksodi të madh civil nga Afrin.

Turqia filloi një operacion më 20 janar kundër njësive mbrojtëse të popullit kurd të mbështetur nga SHBA-të. Turqia e sheh YPG-në si grup “terrorist”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme