Djemtë vuajnë nga abuzimet seksuale online më shumë se sa mendohet

21:08 | 6 Mars 2018
Trina Galanxhi

Djemtë përbëjnë pothujase një të tretën e imazheve abuzuese të seksit në internet dhe shpesh vuajnë tmerret me të këqija, zbulon një studim i ri.

Interpol dhe Ecpat, një organizatë ndërkombëtare me bazë në Bangkok, që luftonin kundër abuzimit seksual të fëmijëve, ka gjetur se djemtë vuajnë më shumë se sa ishte menduar, transmeton portali arbresh.info

“Numri i djemëve të abuzuar seksualisht përmes internetit është më i lartë se që e kishim menduar”, tha Marie-Laure Lemineur  në një konferencë shtypi në Bruksel.

Raporti thotë se 64.8 përqind e viktimave të paidentifikuara ishin vajza, ndërsa 31.1 përqind ishin djem.

“Kur djemtë e kanë përshkruar abuzimin, ajo ka dalë të jetë më e ashpër”, tha raporti.

Gjetjet janë të rëndësishme dhe kërkojnë studime të mëtejshme, sepse shpesh supozohet se vetëm vajzat mund të abuzohen në një numër më të madh.

Studimi vlerësoi nivelet e viktimizimit nga rastet e lakuriqësisë, paraqitjes erotike, aktivitetit eksplicit seksual, sulmit, sulmit të rëndë, si dhe sadizmit dhe kafshimit./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme