Paris Saint Germain raportohet se është duke përgatitur një transferim tronditës për trajnerin nën presion te Arsenali, Arsene Wenger.
Bazuar në raportet në Francë, gjiganti në Liga 1 është duke shqyrtuar opsionet e tyre për verë dhe janë të hapur për të zëvendësuar trajnerin Unai Emery me francezin Arsene Wenger, transmeton portali arbresh.info.
E ardhmja e trajnerit të Arsenalit është vënë në pikëpyetje gjatë javëve të fundit për shkak të katër disfatave radhazi në të gjitha kompeticionet. Wenger është duke u pritur në formë të ftohtë edhe nga tifozët që kërkojnë që t’i ipet fund koha e tij në klub me përfundimin e sezonit.
Wenger nënshkroi një kontratë dy vjeçare pas triumfit në Kupë FA sezonin e kaluar, por ata kanë përjetuar një tjetër sezon të tmerrshëm në Emirates.
PSG është duke qëndruar në krye të tabelës në Liga 1, por kanë ndërmend të shkarkojnë trajnerin Emery në një të ardhme të afër për shkak se synojnë trofeun evropian brenda viteve të ardhshme./arbresh.info/
Rey Manaj filloi rikthimin te Sivasspori, për ta përmbysur A...
Osmani takohet me Orav, flasin rreth rëndësisë së vizitës të...
Akuza për abuzim seksual ndaj prokurorit të Hagës
Ndikimi i Rusisë i pranishëm në prag të zgjedhjeve të rëndës...
LDK: Pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështi...
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...