Hetuesit e krimeve të luftës të OKB-së kanë deklaruar se Rusia qëndron pas sulmit vdekjeprurës në Siri, të kryer në nentor të vitit të kaluar në provincën Idlib.
Nga sulmi mbetën të vrarë 84 persona, transmeton portali arbresh.info
Gjetjet u raportuan nga Komisioni i Hetimeve të OKB-së për Sirinë të martën.
Kjo është hera e parë që komisioni ka bërë me gisht nga Rusia për vdekjet në Siri.
Raporti thotë se “të gjitha informatat në dispozicion” tregojnë se një aeroplan rus ka kryer sulm ajror me 13 nëntor, ku ka goditur një treg, që kishte për qëllim rebelët sirianë.
Të paktën 84 veta u vranë dhe rreth 150 të tjerë u plagosën gjatë sulmit.
Komisioni i cili u krijua 2 vite më parë, për të dokumentuar shkeljet e pretenduara të të drejtave të njeriut në luftën e Sirisë, thotë se aeroplani që kreu sulme u ngrit nga baza ajrore e Sirisë dhe ishte drejtuar nga rusët./arbresh.info/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...