Ish-udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, tani zëvendësministër i FSK-së, Agim Çeku ka deklaruar se nuk është mirë që një pjesë e veteranëve të luftës kanë vepruar duke u larguar nga puna me vetëdëshirë vetëm e vetëm për t’i marrë 170 euro pension të veteranëve.
“Kjo që ka ndodhur nuk është e mirë, edhe mua nuk më vjen mirë që kanë vepruar kështu, kjo bie ndesh me kodin e ushtarakut. Këtu është problemi. Ne duhet të kërkojmë që të pastrojmë listat e veteranëve të luftës”, tha Çeku në RTK.
Sipas Çekut nga 70 mijë aplikues për veteranë të luftës vetëm 11 mijë prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë të ardhura. “Duhet të hetohen listat, si në fillim deklaruan 11 mijë prej tyre se nuk kanë të ardhura dhe pastaj u rrit numri, kjo është shumë lehtë të verifikohet, pasi që në aplikacione të tyre shkruhet se kanë të ardhura të tjera”, tha Çeku.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...