Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, se qeveria që ai drejton do të jetë në shërbim të qytetarëve për të bërë një Kosovë më të mirë.
Ai në akademinë solemne me këtë rast tha se të gjithë kanë për obligim që të çojnë në vend amanetin e dëshmorëve.
“Diçka e mrekullueshme me pa Hamzën, Ademin, Shabanin e ri e me pas përballë bacën Rifat. Natyrshëm i madh e i vogël sot jemi bashkë, jemi në një ndjenjë, një ndjenjë e lirisë, por edhe e dhimbjes së madhe. Do të jemi në shërbim të qytetarëve dhe do ta bëjmë Kosovën më të mirë. Në mars u flijua një familje, por u zgjua bota. Ne lirinë tonë e ndjejmë në miqësi të plotë me Amerikën. Do ta bëjmë një Kosovë ashtu siç e deshën ata. Këtë e kemi obligim për të rënët për liri”, ka thënë Haradinaj.
Për më tepër, ai theksoi se Kosova në të ardhmen do të jetë pjesë e organizatave të rëndësishme botërore, përfshirë anëtarësimin në OKB dhe NATO.
Xhavit Jashari nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, tha se familja Jashari dhe të rënët tjerë për lirinë që ne sot gëzojmë janë pjesë e historisë sonë të lavdishme.
“Ata të gjithë ishin luftëtarë të Adem Jasharit, komandantit legjendar. Në këtë akademi nuk dua të flas për asnjë çështje që lidhet me politika ditore. Dihet botërisht që lufta e Kosovës është historike. Askush nuk mund ta nëpërkëmbë luftën e një populli. Ardhmërinë e lirisë së një vendi nuk e bëjnë politikat ditore. A mund të mendohet lufta e UÇK-së pa komandantin e saj legjendar Adem Jashari? Nuk mund të mendohet dhe për këtë duhet të thuhet se në Prekaz kanë rënë 56 dëshmorë për liri”, ka thënë ai.
Një fjalë rasti për të pranishmit mbajti edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari. Ai tha se kjo akademi nuk është vetëm e Jasharëve, por e të gjithë dëshmorëve që ranë për liri.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...