“Që pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë, drejtoria e doganave dhe policia kufitare në Durrës kanë urdhëruar që çdo kontenier të kalojë kontrollin e skanerit. Ndërkohë thuhet se masat po monitorohen nga ekspertë të huaj të luftës kundër narkotikeve”, raporton Top Channel.
Një makinë me mbishkrimin “Policia” qëndron e parkuar pranë degës doganore brenda rrethimit të portit. Në automjetin e policisë dallohet qartë i stampuar edhe flamuri amerikan. Sipas burimeve konfidenciale, dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në portin më të madh shqiptar ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet në kontrollin e mallrave.
Ndërkohë, kalimi i çdo kamioni dhe kontenieri në skaner dhe jo me përzgjedhje ka shkaktuar radhë të gjata në port. Qindra konteniere të tjerë, qëndrojnë në kalatë, në pritje për tu kontrolluar dhe tërhequr nga firmat që i kanë porositur. Sipas kompanisë “Panjiva” me seli në Nju Jorke cila analizon të dhënat e tregtisë globale, firma “Arbri Garden ” që kishte porositur kontenierin ku u gjetën 613 kg kokainë, ka marrë në dorëzim në total 97 dërgesa të tjera nga Amerika Latine./Top Channel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...