Mesazhi më i vjetër në një shishe gjendet në Australi

14:40 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Një familje nga Perth ka gjetur mesazhin më të vjetër në shishe, pothuajse 132 vjet pasi është hedhur në det, thonë ekspertët australianë.

Tonya Illman mori shishen kur kishte dalë për të ecur në rërë në një plazh në Australinë Perëndimore, transmeton portali arbresh.info

Bashkëshorti i saj Kym Illman i tha BBC-së që kanë gjetur një letër në shishe, por nuk ua priste mendja çfarë ishte derisa e  çuan në shtëpi dhe e thanë në furrë.

Ekspertët kanë konfirmuar që është një mesazh autentik nga një anije gjermane.

Shënimi në shishe, që daton me 12 qershor 1886, ishte hedhur nga anija gjermane Paula, si pjesë e një eksperimenti në oqean dhe rrugët e anijeve nga Observatori Gjerman Detar.

Më parë, rekordi botëror i Guinness për mesazhin më të vjetër në një shishe ishte 108 vjet, kohë mes së cilës u dërgua dhe u gjet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme