NISMA Socialdemokrate bënë homazhe në Prekaz

14:00 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Në 20 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMËS Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga drejtues, deputetë, ministra, zëvendësministra dhe anëtarë të NISMA’s, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në shenjë nderimi ndaj veprës së familjes Jashari, me në krye Komandantin Legjendar Adem Jashari, shkruan arbresh.info.

Po ashtu delegacioni i NISMËS vizituan edhe familjen Jashari, ku u priten nga përfaqësuesi i kësaj familje, Rifat Jashari.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA’s, Jakup Krasniqi, u shpreh se Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe brezi i tij kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, derisa gjenerata e re ka për detyrë ta vazhdojë këtë rrugë, duke synuar krijimin e perspektivave të reja për kombin tonë.

“Adem Jashari është Skënderbeu i bashkëkohësisë sonë. Çdo anëtar i familjes Jashari i rënë në luftimet e 5, 6 e 7 Marsit 1998, duhet të shpallen, Dëshmorë dhe Heronjtë”, tha ndër tjera Kryetari Krasniqi.

Ndërsa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, falënderoi delegacionin e Nismës për vizitën, duke uruar që vitet e ardhshme të na presin më të bashkuar në kauzat kombëtare./arbresh.info/

 

Fotografia e NISMA Socialdemokrate

Fotografia e NISMA Socialdemokrate

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme