Kantautori Kastro Zizo ka hapur zemrën për të treguar para të gjithëve për të treguar dhimbjen që i shkakton mungesa e nënës së tij.
Në përvjetorin e saj të lindjes, kohë kur do të festonte 60 vjetorin, Kastro i ka kërkuar ndjesë për të gjitha dhimbjet dhe zhgënjimet që i shkaktoi.
“Nuk mundesha të shkruaja 2 fjalë për ty nënë…kujtimi, pendimi, dhimbja e madhe që kam nga mungesa jote më bën të ndihem i huaj dhe i vogël ndaj kësaj që e quajm jetë. Dje do ishe 60 vjeç…dhe ti kurr si “kape”! Ndoshta nga mirësia dhe pastërtia e madhe që kishe në shpirt, ndoshta nga përkujdesia që kishe ndaj meje, motrës, babit dhe gjithë nipit e mbesave të tua ti ike shpejt, se shpejt të kërkonin aty ku je. Me lot në sy të kujtoj çdo ditë dhe ky djali i “fort” lëngon si të ishte fëmijë mungesen tënde. Mbase sdo bëhem ai që doje…por në çdo sekondë do të mbaj në shpirt. Më mungon shumë mam. Dhe dy fjalë ti thashë… Tani, kur sje më! Më fal.”-ka shkruar këngëtari në rrjetet sociale. Kastro gjithmonë e ka bërë publike dhimbjen që i shkakton mungesa e nënës së tij.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...