Google ADS

Paralajmërohet një protestë para Qeverisë së Maqedonisë

13:50 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Të punësuarit e kompanisë “Eurokompozit” paralajmërojnë se do të ngrejnë tenda para Qeverisë për të protestuar rreth rrogave të papaguara ndaj tyre.

Ata paralajmërojnë se protestën do ta fillojnë para ndërtesës së Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, në Shkup, dhe do të vazhdojnë deri te Kuvendi, e më pastaj para Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me këtë, zv. Kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev mbrëmë deklaroi se Qeveria do të gjej një zgjidhje për këtë kompani, në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ai gjithashtu premtoi se të punësuarit do t’i marrin rrogat e ngelura./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme