Peja, epiqendra e tërmetit të sotëm

12:56 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në orën 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III1/2 ballë të Merkalit

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 km në verilindje të Pejës, respektivisht në koordinatat: 42.739 (latituda) dhe 20.335 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit të Pejës.

Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme