Google ADS

Qytetarët e Maqedonisë “pro” anëtarësimit në NATO dhe BE

12:38 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Sipas sondazhit më të ri të Institutit Ndërkombëtar për Lindje të Mesme dhe Studime Ballkanike (IFIMES), shumica e qytetarëve të Maqedonisë i mbështetin tentimet e Kryeministrit Zoran Zaev dhe Qeverisë për zgjidhjen e çështjes së emrit.

63% e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht dhe mbështetin këto tentime, ndërsa 11% nuk japin mbështetje. 26% e të anketuarve nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, për ose kundër për të mbështetur procesin në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hulumtimi i mendimit publik është kryer në periudhën prej 19 e deri më 28 shkurt, ku janë pyetur 998 persona.

41% e të pyeturve kanë thënë se Greqia është shtet mik, ndërsa 33% konsiderojnë se Greqia është shtet armik, e 26% nuk kanë dhënë ndonjë mendim.

Qeveria Zaev vlerësohet pozitivisht nga 59% e të pyeturve, 25% japin vlerësim negativ, kurse 16% nuk japin asnjë vlerësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Gjorge Ivanov vlerësohet negativisht nga 70% e të pyeturve, 14% japin vlerësim pozitiv, ndërsa 16% nuk kanë vlerësim.

78% e të pyeturve mbështetin punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), 14% nuk e mbështetin, kurse tetë përqind nuk kanë vlerësim.

57% e të pyeturve janë pro Ligjit për përdorimin e gjuhëve, 28% janë kundër, ndërsa 13% nuk kanë ndonjë vlerësim.

83% e të pyeturve janë pro hyrjes së Maqedonisë në BE, gjashtë përqind janë kundër, kurse 11% nuk kanë ndonjë qëndrim.

71% e të pyeturve janë pro hyrjes së Maqedonisë në NATO, tetë përqind janë kundër, ndërsa 21% nuk kanë qëndrim./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme