Cagliari dhe Fiorentina tërheqin numrin 13-të në shenjë nderi për Astorin

11:29 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Ish klubet e Davide Astorit, Cagliari dhe Fiorentina, kanë vendosur të pensionojnë numrin 13-të përgjithmonë nga fanellat e tyre.

Këtë e kanë bërë për të nderuar, Davide Astorin, pas vdekjes tragjike të tij në mëngjesin e së dielës.

Kapiteni i Violas, pësoi një sulm në zemër teksa ishte duke fjetur në hotelin e skuadrës në Udine, pak orë para ndeshjes ndaj Udineses.

Ai ishte pjesë e Cagliarit për gjashtë vite, para se të huazohej te Roma dhe pastaj të kalonte te Fiorentina, ku luajti për katër sezone.

Sot (e martë) të dy klubet e lartëpërmendura njoftuan publikun se kanë vendosur të pensionojnë numrin 13-të, që më herët ishte bartur nga Astori.

Astori karrierën e tij e kishte filluar me skuadrën e Milanit.

Funerali i 31-vjeçarit do të mbahet të enjten. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme