Clevelandi rikthehet te fitorja në NBA, pas triumfit 112-90 ndaj Detroit, ndeshje me dy pamje, më e mirë për miqtë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vjen përmbysja e Cavaliers, që korrën suksesin e 38-të sezonal.
LeBron James ishte shënuesi më i mirë, duke realizuar 31 pikë, mbështetur nga Nance Jr, autor i 22 pikë e 15 rebaund.
Për miqtë u dallua Griffin me 25 pikë, por që mbetën për statistikë. Pa probleme fiton edhe Miami, që mposhti 125-103 Phoenix, ndeshje e dominuar nga ekipi nga Florida. 7 lojtarë të Miami realizuan mbi 10 pikë, me Whiteside që ishte shënuesi më i mirë, autor i 24 pikëve dhe 14 rebaund.
Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 100-98 Memphis në sekondat e fundit, ndeshje e hapur dhe me rivalitet.
Vendimtar për Spurs ishte veteran Parker me 23 pikë, ndërsa 23 pikët e Mark Gasol mbetën për statistikë, raporton “Telesport”. Në sekondat e fundit fiton edhe Portlandi, që mundi 108-103 Lakers, sfidë ku udhëhiqte herë njëra skuadër e herë tjetra. Lillard me 39 pikë e McCollum me 22 bënë diferencën në fushë në këtë sfidë.
Fiton edhe Boston, që mundi 105-89 ndaj Chicago, ndeshje e dominuar nga miqtë, që morën edhe kreun e renditjes në Lindje, sfidë ku u dallua Brown me 21 pikë. Utah Jazz, falë 21 pikëve e 17 rebaund të Gobbert mundi 94-80 Orlandon.
Rezultatet
Cleveland – Detroit 112-90
Indiana – Milwaukee 92-89
Miami – Phoenix 125-103
Chicago – Boston 89-105
San Antonio – Memphis 100-98
Utah Jazz – Orlando 94-80
Lakers – Portland 103-108
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...