Djaloshi sirian puth motrën e plagosur nga sulmet ajrore

10:37 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Një djalosh sirian është fotografuar duke puthur motrën e plagosur në faqe, pas bombardimeve qeveritare në enklavën e rrethuar të Ghoutas.

Momenti prekës është shkrepur në dhomën e radiografisë së spitalit në Douma, qyteza që po sfidon Bashar al-Assadin, transmeton portali arbresh.info

Prej javësh Ghouta Lindore është duke u bombarduar pa pushim me qindra njerëz të vrarë në atë që po quhet Ferri në Tokë.

Lufta civile në Siri ka nisur para shtatë viteve në kohën e Pranverës Arabe që përfshiu Lindjen./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme