Sekuestrohen barna të dyshuara për kontrabandë, me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar

10:40 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Dje, gjatë një operacioni, Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamentit të Policisë Kufitare në Prishtinë, të asistuar edhe nga njësitet tjera të Policisë së Kosovës, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake të gjykatës kompetente, ka kryer operacion policor të bastisjeve në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës.

Gjatë operacionit policor është gjetur sasi e konsiderueshme e barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.

Zyrtarët doganorë dhe zyrtarët e Inspektoratit për produkte dhe pajisje medicionale, kanë ofruar asistencën e tyre gjatë bastisjes, të cilët kanë evidentuar dhe sekuestruar barnat e dyshuara.

Një person i dyshuar është arrestuar në këtë operacion dhe pas intervistimit të tij, me urdhër të prokurorit të rastit nga prokuroria kompetente, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas vlerësimit fillestar vlera e barnave – medikamenteve të sekuestruara është në vlerë rreth 20 000 € (njëzetë mijë euro)./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme