Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreh shqetësimet ndaj vështirësive që prodhuesit nga Kosova janë duke i hasur si pasojë e mosfunksionimit të mirë të tregut të përbashkët Kosovë-Shqipëri, vështirësi këto që shkaktohen nga barrierat e shumta procedurale nga ana e autoriteteve të Shqipërisë për prodhuesit nga Kosova, duke ndikuar kështu në mosfunksionimin e këtij tregu të përbashkët.
Po ashtu, prodhuesit kosovar përballen me një situatë e cila është dekurajuese për prodhimet e tyre, gjë që reflektohet edhe me të dhënat e fundit sa i përket shkëmbimit tregtar.
“Problemet që prodhuesit nga Kosova hasin kanë të bëjnë me procedurat që aplikohen nga shteti shqiptar për produktet nga Kosova, si pagesa për skaner, mospranimi i certifikatave fitosanitare, kontrollet e gjata dhe të panevojshme produkteve, të cilat shkaktojnë vetëm vonesa dhe rrjedhimisht rritje të kostos”, thuhet në komunikatën nga KPK.
Sipas KPK-së edhe pse përkushtimi për vite me radhë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve bilaterale tregtare, ka rezultuar në një numër të madh të marrëveshjeve dhe nismave të ndryshme qoftë në nivelin ndërqeveritar apo në mes të komuniteteve të biznesit, progresi i shënuar deri me tani lë shumë për të dëshiruar./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...