Nicole Scherzinger në mesin e yjeve me dukjen më të bukur në ‘Oscars’

09:56 | 6 Mars 2018
Arbresh.info

Këngëtarja Nicole Scherzinger ishte në mesin e yjeve të pranishëm në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të zezë ajo hyri në mesin e vajzave me dukjen më të bukur të kësaj ceremonie, shkruana arbresh.info.

Nicole ka postuar në Instagram një imazh ku ka rikujtuar mbrëmjen e së dielës të eventit më të madhë të filmit në botë.

Ndërsa, pjesë e ‘Oscars’ ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila morri gjithë vëmendjen me fustan të kuq.

Ndryshe, ish anëtarja e grupit ‘Pussycat Dolls’ është në lidhje me tenistin Gregor Dimitrov, i cili është 13 vite më i ri./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme