Kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz, për nderë të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Kryeministri është takuar edhe me Rifat Jasharin, raporton Ekonomia Online.
Jashari falënderoi Haradinajn për vizitën, duke shtuar se shpreson që nuk do të ndodhin më gjëra të këqija.Në ditën e dytë të shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, do të bëhen homazhe pranë varreve të dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Homazhe do të bëjnë shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, veteranë, zyrtarë shtetëror, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, raporton EO.
Në ora 17 mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri.Ndërsa në orët e mbrëmjes Ministria e Kulturës organizon hapjen e ekspozitës kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele