Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se këtë javë pritet të përmbyllet Demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, Lista Serbe s’ka kurrfarë kushti për ta votuar Marrëveshjen.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, beson që Demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet nga Kuvendi gjatë kësaj jave.
Këto komente numri dy i Qeverisë së Kosovës i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se ratifikimi tashmë është çështje ditësh dhe se pret që edhe Lista Serbe ta votojë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Vjenës.
Pacolli po ashtu ka thënë se Lista Serbe nuk ka vënë ndonjë kusht në këmbim të votës për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Kreu i diplomacisë kosovare ka potencuar se pas përmbylljes së këtij procesi ai do ta fillojë një turne vizitash në kryeqendrat e vendimmarrjes në kuadër të lobimit për liberalizimin e vizave, si dhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Zëri: Seanca për Demarkacionin është ndërprerë tri herë. A do të vazhdojë kjo seancë gjatë kësaj jave apo kur konkretisht?
Pacolli: Fillimisht jam shumë i lumtur për dakordimin e spektrit politik shqiptar (pa “Vetëvendosjen”), sepse është shumë e nevojshme që një herë e mirë ta kuptojmë që proceset e mëdha kërkojnë konsensus në veprim. Si demokraci e re parlamentare Kosovës i duhet një shumicë stabile, veçmas kur është fjala për të ashtuquajturat “temat e mëdha”. Besoj që Demarkacioni do të përmbyllet këtë javë./Zëri/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...